Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka goditur sërish në nivelet e larta të zyrtarëve, duke vendosur nën sekuestro preventive një vilë luksoze në pronësi indirekte të Belinda Ballukut, e cila ndodhet në Gjilekë të Dhërmiut. Në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GJKKO) ka pranuar kërkesën e prokurorëve të posaçëm duke bllokuar pasurinë e paluajtshme, e cila dyshohet se është produkt i pastër i korrupsionit dhe pastrimit të parave. Balluku, e cila ishte marrë më herët e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, tashmë po hetohet me metoda speciale edhe për dy akuza të tjera të rënda: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Sipas vendimit nr....