Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet natën e 6-7 gushtit autostrada Tiranë-Durrës
Drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë në autostradën Tiranë-Durrës gjatë netëve të 6 dhe 7 gushtit duhet të llogarisin ndryshime të përkohshme në qarkullim, për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të zgjerimit të këtij aksi rrugor. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Për të garantuar zhvillimin e sigurt të punimeve, do të bllokohen dy korsitë e autostradës në drejtimin Durrës-Tiranë. Gjatë kësaj kohe, automjetet që vijnë nga Durrësi me destinacion Tiranën, Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovën do të devijohen përmes rampave të autostradës Thumanë-Kashar. Sipas planit të menaxhimit të trafikut, mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit dhe Kosovës do të...
Burimi:
ntv.al