Zbulohet skema e mashtrimit me njoftime për gjoba trafiku, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Synojnë…

Zbulohet skema e mashtrimit me njoftime për gjoba trafiku, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Synojnë…

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka zbuluar një fushatë të re mashtrimi që synon qytetarët shqiptarë përmes SMS-ve për gjoba trafiku të papaguara. Pas linkeve të dërguara në këto mesazhe fshihen faqe të rreme që kopjojnë e-Albania dhe synojnë përvetësimin e të dhënave personale e bankare. Sipas AKSK-së, mesazhet paraqiten si njoftime zyrtare dhe u kërkojnë qytetarëve të klikojnë në lidhje të caktuara për të shlyer gjobat e pretenduara. Në momentin që përdoruesit futen në këto faqe, ata rrezikojnë të dorëzojnë të dhëna sensitive, përfshirë kredencialet e llogarive dhe informacionet bankare. Autoriteti bën me dije se ka referuar pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë AKEP-it, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet me qëllim bllokimin...