Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Në fillim, mes pasurive që iu gjetën kartelit të AKSHI-t ra në sy kompleksi i Ergys Egasit me vila dhe pishina në periferi të Tiranës. Pastaj habiti lajmi për shishet e verës që shkonin thuajse 3 milion euro, por që u zhdukën nën hundën e policisë. Më vonë doli një jaht, një milion eurosh i quajtur “Skyfall” i Ermal Beqirit, bashkë me vilat në komplekset ekskluzive, apartamentet, llogaritë bankare, makinat luksoze. Këtë javë, shqiptarët mësuan që me paratë e tyre ishte blerë edhe një avion privat me të cilin u arrestua Beqiri një javë më parë në Francë. Por thesi me paratë e vjedhura të taksave paska qenë shumë më i thellë. Prokurorët e SPAK njoftuan për herë të parë se autoritetet franceze kishin identifikuar...