Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, 66-vjeçari u vra brenda lokalit të karburantit të tij
Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë në dalje të Sarandës, në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë. Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur pronari i një karburanti i identifikuar si Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur brenda në lokal në karburantin në pronësi të 66-vjeçarit. Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë. Burime për gazetaren e Top Channel Entjola Budo bëjnë me dije se viktima ishte njeri korrekt dhe pa ndonjë konflikt të mëparshëm. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie ndërsa rrethanat e vrasjes vijojnë të jenë të paqarta ndërsa autori/ët janë larguar pa lënë gjurmë dhe se po punohet gjithashtu...
Burimi:
top-channel.tv