Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, 66-vjeçari u vra brenda lokalit të karburantit të tij, konflikt disa ditë më parë me autorin
Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë në dalje të Sarandës, në rrugën kryesore Sarandë-Delvinë. Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur pronari i një karburanti i identifikuar si Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur brenda në lokal në karburantin në pronësi të 66-vjeçarit. Pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori dyshohet se ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj viktimës, i cili ndodhej në lokalin e biznesit të tij, në tavolinë me persona të tjerë. Pas të shtënave, persona që ndodheshin brenda banakut kanë nxjerrë një armë automatike dhe kanë qëlluar në drejtim të autorit, por ky i...
Burimi:
top-channel.tv