Zbardhet aksidenti i rëndë në Lushnje/ Ndërron jetë vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë, por u përplas nga shpejtësia e lartë

Zbardhet aksidenti i rëndë në Lushnje/ Ndërron jetë vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë, por u përplas nga shpejtësia e lartë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjës. Ernis Xhumari, 43 vjeç, nga Karbunara e Lushnjës, ka mbetur viktimë. Nga informacionet e marra nga gazetari i Top Channel Bledar Korreshi, nga burime në Policinë e Lushnjës, pak para aksidentit 43-vjeçari ka shkuar para Komisariatit të Lushnjës duke xhiruar gomat dhe duke përdorur fjalor ofendues. Menjëherë pas këtyre manovrave, grupi i gatshëm i Policisë së Lushnjës është vënë në ndjekje. Në tentativë për t’iu shpëtuar forcave të policisë, 43-vjeçari ka marrë drejtimin drejt Karbunarës me shpejtësi. Si shkak i shpejtësisë së lartë, ai nuk ka mundur të shmangë rrethrrotullimin, duke u përplasur në të, dhe më pas makina është përfshirë nga flakët. Edhe pse i është dhënë...