Zbardhen detajet, Rama refuzon të flitet për Marjana Koçekun në mbledhjen e grupit të PS-së

Zbardhen detajet, Rama refuzon të flitet për Marjana Koçekun në mbledhjen e grupit të PS-së

Kryeministri Rama refuzoi që në mbledhjen e grupit të PS-së të flitej për deputeten e larguar nga grupi parlamentar, Marjana Koçeku. Burime për mediat bëjnë me dije se në fund të mbledhjes së grupit mësohet se Balla ka kërkuar të informojë deputetët për Koçekun, por është ndaluar nga Rama. “Shok dhe shoqe do t’ju informoj në lidhje me një ish kolege”, mësohet të ketë thënë Balla. Në këto momente ka ndërhyrë kryeministri Rama i cili ka kërkuar të mos vijonte me këtë çështje. “Lëre, po çfarë ish kolege”, mësohet të ketë thënë Rama për Koçekun, një figurë e promovuar prej tij.