Wendt: Porto Romano do të jetë me shumë përfitime për NATO-n

Wendt: Porto Romano do të jetë me shumë përfitime për NATO-n

I nominuari i Trump-it si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, foli në Komitetin e Jashtëm të Senatit amerikan për prioritetet që do të ketë nëse konfirmohet në detyrën në vendin tonë. Wendt e konsideroi Porto Romanon një port kyç dhe me shumë përfitime për aleancën e NATO-s. “Shqipëria ka përmbushur shpenzimin 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen në NATO dhe tashmë janë zotuar që të përmbushin edhe premtimin për të shpenzuar 5 për qind për mbrojtjen. Kam besim se do të kemi shumë mënyra për të gjetur në mënyrë që të përfitojmë në disa drejtime në NATO, në mënyrë që të përmbushen edhe synimet aktuale të NATO-s. Porto Romano është një portet kyçe atje, dhe nëse ndodh në të ardhmen që të kemi një...