Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong
Një shtetas francez rreth 20 vjeç është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ndërsa Policia dyshon se ai është vrarë me mjet prerës gjatë një konflikti. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit përpara një lokali në Ksamil, është gjetur i pajetë shtetasi francez Migel Mendes. Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 20-vjeçari është goditur me mjet prerës, thikë, gjatë një konflikti për motive që Policia i cilëson të dobëta. Në qendër të hetimeve është 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, Vata është larguar menjëherë pas konfliktit dhe aktualisht shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. 29-vjeçari...
Burimi:
gijotina.com