Vrau gruan 20 vite më parë në SHBA, i vihen prangat për ta dëbuar sapo lirohet nga burgu
Agjencia Amerikane për Emigracionin dhe Doganat, ICE, ka arrestuar një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim deportimin e tij. Gjin Kolbucaj sapo kishte dalë nga burgu ku vuajti një dënim me 20 vite për vrasjen e bashkëshortes së tij Lulja Kolbucaj 20 vite më parë në Miçigan. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2006. “ICE Detroit e arrestoi pas lirimin nga Burgu Richard A. Handlon Correctional Facility në Ionia dhe do të nisë procedurat e dëbimit”, thuhet në njoftimin e ICE. Në raportimet e mediave amerikane për ngjarjen thuhet se Kolbucaj kishte një histori dhunimi ndaj bashkëshortes. Nga dokumentet e Gjykatës del se menjëherë pasi vrau gruan e tij, më 31 mars 2006, Kolbucaj qëlloi dy herë veten në kraharor, por mbijetoi....
Burimi:
gijotina.com