Vrau fqinjin për të marrë hakun e babait, përfiton nga amnistia Florian Pervathi

Vrau fqinjin për të marrë hakun e babait, përfiton nga amnistia Florian Pervathi

Florian Pervathi, i dënuar me 8 vite burg për vrasjen e Lek Lekgjonajt, ka përfituar nga amnistia. Pervathi u dënua në vitin 2022 për vrasjen e Lek Lekgjonajt, ngjarje e ndodhur më 24 janar të atij viti në Lezhë. Sipas dosjes hetimore, krimi u krye në kuadër të një konflikti të vjetër mes dy familjeve, të lidhur me gjakmarrjen. Historia e konfliktit daton në vitin 2009, kur Gjon Pervathi, babai i Florianit, u vra. Për këtë ngjarje u akuzua dhe më pas u dënua Ndue Lekgjonaj, vëllai i viktimës së vitit 2022, Lek Lekgjonajt. Pas vrasjes së bashkëshortit, nëna e Florian Pervathit i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë, duke e lënë atë jetim në moshën 4-vjeçare. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimeve...