Vrasja e berberit në Itali dhe 15 arrestime në bashkëpunim me SPAK, dyshohet se shkak i krimit u bë borxhi 500 eurosh ndaj Igli Kamberit
Francesco Diviesti u vra një vit më parë dhe trupi i tij u dogj në një zonë të izoluar të Alta Murgias. Sot janë ekzekutuar 15 masa sigurie personale të lëshuara nga gjyqtari hetues (GIP) i Barit dhe nga gjyqtari i Gjykatës së posaçme të shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë, në kuadër të hetimeve të koordinuara nga Drejtoria Distrektuale Antimafia e Barit dhe Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Vrasje e paramenduar me rrethanë rënduese të metodës mafioze, tentativë zhvatjeje, mbajtje dhe armëmbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit, ndihmë pas kryerjes së krimit, shkelje e masave të parandalimit personal, si dhe pastrim i parave në mënyrë ndërkombëtare nga Italia në Shqipëri;...
Burimi:
top-channel.tv