Vokshi: Nëse është miratuar konsullata serbe në Shkodër, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen
Albana Vokshi, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, sipas të cilit Shqipëria dhe Serbia kanë rënë dakord në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Përmes një reagimi publik, Vokshi deklaroi se, nëse ky informacion rezulton i vërtetë, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, duhet të japë dorëheqjen. Sipas saj, hapja e një konsullate serbe në Shkodër nuk është një çështje teknike, por një vendim me pasoja politike, diplomatike dhe strategjike për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Vokshi argumenton se nuk ekzistojnë kushtet që justifikojnë një përfaqësi konsullore serbe në Shkodër, duke iu referuar të dhënave të Censit 2023, sipas të cilave në qarkun e Shkodrës janë vetëdeklaruar vetëm 54 shtetas me etni serbe. Në...
Burimi:
sot.com.al