Vodhën shuma parash në dy karburante duke përdorur pistoletë lodër, arrestohen dy persona në Lezhë
Policia e Lezhës dhe Kukës ka zbardhur dy raste vjedhjeje të ndodhura në dy karburante, ku dy shtetas të paidentifikuar kanë vjedhur shuma parash dhe naftë, duke kërcënuar punonjësit me një pistoletë lodër. Gjatë hetimeve intensive, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Kukës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, kanë mundur të identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorët e dy vjedhjeve. Shtetasit e dyshuar janë Emiljano Nikoll, alias Emiljano Lleshaj, 30 vjeç, dhe Aurel Luli, banues në Mamurras. Ngjarjet kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së 21 janarit dhe natën e 22 janarit 2026, kur autorët kanë kërcënuar punonjësit e dy karburanteve, një në autostradën “Milot-Morinë” dhe një tjetër në aksin “Lezhë–Shkodër”, duke përdorur një pistoletë lodër, për të vjedhur xhiron e...
Burimi:
top-channel.tv