VKM/ Regjistër elektronik kombëtar për kanabisin mjekësor dhe industrial, monitorim nga fara te përpunimi
Një regjistër kombëtar për aktivitetin e lejuar të kanabisit është një nga vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Ky regjistër do të ruajë në mënyrë kryesisht automatike çdo të dhënë për licencat, lejet, autorizimet, gjurmimet, kontrollet dhe gjobat lidhur me kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime industriale. Nëse të dhënat janë të pasakta apo përbëjnë shkelje, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it mund të marrë masa nga korrigjimi te gjoba. Platforma do të lehtësojë aplikimet përmes portalit qeveritar “e-Albania” dhe do të shkëmbejë të dhëna automatikisht me sistemet kryesore shtetërore. Vendimi për regjistrin elektronik nuk lidhet me legalizimin e kanabisit, por me kontrollimin dhe monitorimin e çdo aktiviteti të lidhur me kanabisin mjekësor dhe industrial. V E N D I M PËR KRIJIMIN...
Burimi:
sot.com.al