Vijon marshimi/ Protestuesit zbresin në rrugët e Tiranës, bulevardi ushton nga koret: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

Vijon marshimi/ Protestuesit zbresin në rrugët e Tiranës, bulevardi ushton nga koret: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur në akset kryesore të Tiranës, duke vijuar marshimin e tyre masiv. Turma e madhe e qytetarëve ka bllokuar rrugët, ndërsa dritat e telefonave vazhdojnë të ndriçojnë errësirën. Në kor, protestuesit kanë shpërthyer me thirrje të forta kundër kreut të qeverisë, duke bërë që i gjithë bulevardi të ushtojë nga thirrjet: “Rama ik!” dhe “Poshtë diktatura!” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg!”. Marshimi po vjen si një lumë i papërmbajtshëm njerëzish, duke ndjekur shembullin e ditëve të kaluara të qëndresës.