VIDEO/ Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit
Teli me gjemba i cili ndodhej i bashkëngjitur me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequr këtë të diel. Kjo vjen pas incidentit të dhunshme një ditë më parë, ku qytetarë kanë protestuar kundër ndërtimeve në këtë zonë me pretendime për probleme në çështjet e pronësisë. Ndërkohë në lidhje me incidentin e dhunshëm gjatë protestës, ku një qytetar u dhunua nga policia private që mbronte kantierin, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Lamallari thekson se nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend. Sakaq policia ka arrestuar rojën private që u përplas me protestuesin në Zvërnec. Gerald Biba akuzohet për veprat penale “Heqja e...
Burimi:
top-channel.tv