(VIDEO) Pamjet e momentit të aksidentit, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia
Këto janë pamjet dramatike nga aksidenti me dy viktima dhe një të plagosur, i regjistruar sot pasdite në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë. Ky eshte momenti kur betonierja futet në rreth me shpejtësi dhe pasi përplas Audi-n, çan barrierat mbrojtëse dhe bie në nivelin e poshtëm të aksit TEG-Elbasan. Si pasoja e aksidentit kanë humbur jetën dy shtetas të huaj që udhëtonin me betonierën, ndërsa ka mbetur i plagosur shoferi i Audi-t, Roland Nuri, rreth 28 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje stabël.
Burimi:
gijotina.com