VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

Gjatë operacionit të pandërprerë të kërkimit për gjetjen e shtetasit Jurgen Karaj, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lumin e fshatit Urakë, u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket shtetasit Jurgen Karaj, 30 vjeç, i cili më datë 10 janar 2026 u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars.Në operacionin e kërkimit u angazhuan polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcat Speciale të Kosovës, si dhe forca vullnetare dhe familjarë.Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të identitetit dhe shkaqeve...