VIDEO – “Beteja” për sezonin turistik në Velipojë, Bashkia Shkodër i përgjigjet deputetit të PD Kliti Hoti

VIDEO – “Beteja” për sezonin turistik në Velipojë, Bashkia Shkodër i përgjigjet deputetit të PD Kliti Hoti

Bashkia Shkodër ka reaguar ndaj disa përmbajtjeve të shpërndara në rrjetet sociale, duke i cilësuar si dezinformime politike dhe dsshakeqëse, që nuk i shërbejnë imazhit të sezonit turistik në Velipojë.Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër, Alban Preka, u shpreh se ky sezon turistik pritet të jetë më i suksesshëm se ai i një viti më parë. Ai u bëri thirrje figurave publike që të shmangin dezinformimet politike dashakeqëse dhe të mos përdorin Velipojën për qëllime politike.Drejtori i Përgjithshëm i Ndërmarrjes së Menaxhimit të Objekteve Shtetërore, Gjozef Kulla, deklaroi se të gjitha tualetet publike janë funksionale dhe se puna për përgatitjen e zonës ka nisur prej kohësh.Që në fillim të muajit prill, Bashkia Shkodër ka nisur përgatitjet për sezonin turistik, duke ndërmarrë pastrimin e mbetjeve në zonën ranore...