Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

Është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla. Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve vetëm pak orë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi me një vit burgim, pasi u gjet fajtor për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022. Gjithashtu, në vendimin e shpallur këtë të hënë nga Apeli i Posaçëm, Kryebashkiaku u dënua edhe me pesë vjet dënim plotësues për të mos u përfshirë në funksione publike. Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa u dënuan me një vit burg, ndërsa Isuf Toskut iu konvertua dënimi në shërbim prove. Sipas hetimit të prokurorit Edvin Kondili, kryebashkiaku Memolla ndërhyri te punonjësit e OSHEE qe mos të ndërpritej energjia elektrike në këmbim të votave për zgjedhjet qe u mbajtën në 6...