“Verdheblutë pushtojnë Tiranën”/ Autokolona pafund me tifozë nga Elbasani drejt “Air Albania”,gati për Egnatian (VIDEO)
Në orën 19.00, Elbasani do masë forcat me Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për Final Four. Ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë kampionatit, edhe këtë herë, tifozët e Elbasanit do të jenë pranë skuadrës. Siç shihet në video, të shumtë janë ata që janë nisur për në Tiranë dhe do të ndjekin nga afër skuadrën e zemrës. Synimi i vetëm i Elbasanit ndaj Egnatias janë 3 pikët, me qytetin që ëndërron të fitojë titullin. Elbasani është në vendin e parë me 31 pikë.
Burimi:
sot.com.al