‘Vendtakimi’/ Operacion policor në kryeqytet, përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh, arerstohen…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, gjatë të cilit u zbulua një lokal në bulevardin “Zhan d’Ark”, i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, si edhe për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, pronari i lokalit, Z. T., 56 vjeç, dhe G. E., 33 vjeç. Sipas Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre telefona celularë që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive. Ndërkohë, 33-vjeçari u kap në flagrancë brenda lokalit, teksa po vendoste baste sportive përmes telefonit celular. Njoftimi i Policisë: DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Vendtakimi”. Zbulohet një lokal në bulevardin “Zhan...
Burimi:
sot.com.al