Vendimet e Bordit të Transparencës/ Nafta ulet me 12 lekë, ndryshon edhe çmimi i benzinës
Në mbledhjen e kësaj të enjte, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës. Nga 208 lekë, nafta tani nuk do të shitet më shumë se 196 lekë litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. Ndryshime ka pësuar edhe benzina, që sipas Bordit nuk do të shitet më shumë se 180 lekë litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër. Këto vendime do të hyjnë në fuqi këtë të enjte, pas orës 12:00. Vendimet e plota: Bordi i Transparencës në datë 7 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes...
Burimi:
top-channel.tv