“Vendi rrezikon përjashtimin nga…”/ Bozdo: Qeveria dështon, Shqipëria në kolaps energjetik

“Vendi rrezikon përjashtimin nga…”/ Bozdo: Qeveria dështon, Shqipëria në kolaps energjetik

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke paralajmëruar se Shqipëria ka marrë një sinjal të fortë nga Ministriali i Komunitetit të Energjisë për përjashtimin e saj nga ky traktat, një institucion i rëndësishëm i financuar nga Bashkimi Europian. Bozdo shpjegon se paralajmërimi vjen për shkak të dështimit të vendit për të përmbushur detyrimet kryesore: përafrimin e legjislacionit me BE-në, ngritjen e kapaciteteve institucionale, zbatimin e reformave në tregun e energjisë, sigurimin e furnizimit me energji, tregtinë ndërkufitare, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e emergjencave energjetike. “Komuniteti i Energjisë ndihmon vendet e rajonit të përafrijnë legjislacionin dhe kapacitetet e tyre institucionale për t’u integruar më pas plotësisht në Bashkimin Europian. Ky dështim i rëndë i Shqipërisë dhe fakti që qeveria nuk...