“Veç gënjeshtrave të përsëritura, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

“Veç gënjeshtrave të përsëritura, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e tij nga kafazi i xhamit, por gjykata i rrëzoi sërish të dyja kërkesat, duke pranuar vetëm aksesin në provat digjitale. Gjatë dëshmisë së tij, Meta deklaroi se procesi ndaj tij po zhvillohet mbi gënjeshtra dhe fshehje provash nga ana e prokurorisë. “Mendoj se duhet të jemi të barabartë para ligjit. Jam shumë i revoltuar, të nderuar gjyqtarë, prokurorë, pjesëmarrës, se veç shumë gënjeshtrave të përsëritura në paraprake dëgjova një gjë shokuese. Prokurori tha se pas hetimit me McKeon ka dalë, që është vetëm një faturë 15 mijë USD. Jam i revoltuar, se që kur jam pyetur për këtë çështje e kam bërë të qartë, se...