Vatër e re zjarri në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac, digjen sipërfaqe të mëdha toke

Vatër e re zjarri në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac, digjen sipërfaqe të mëdha toke

Një vatër e re zjarri është rishfaqur në Mallakastër, këtë herë në Koilac. Policia ka ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke dhe rrezikojnë banesat e banorët. Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara, ndërsa deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi. Të gjitha strukturat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat për shkak të erës po përhapen në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.