Vapa po ‘vjedh’ gjumin e Evropës, ekspertët paralajmërojnë pasoja serioze për shëndetin
Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Evropën këtë verë po sjellin pasoja që shkojnë përtej temperaturave rekord. Një prej efekteve më shqetësuese është përkeqësimi i cilësisë së gjumit, me miliona njerëz që po kalojnë net pa pushim për shkak të vapës. Sipas një ankete të realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 65 për qind e të rriturve kanë deklaruar se gjatë netëve më të nxehta kanë qëndruar zgjuar deri në tre orë ose më shumë, duke humbur një pjesë të konsiderueshme të gjumit. Shkencëtarët e lidhin këtë fenomen me ndryshimet klimatike, të cilat po zgjasin sezonin e verës dhe po rrisin temperaturat gjatë natës. Evropa konsiderohet kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, ndërsa netët tropikale po bëhen gjithnjë e më të shpeshta....
Burimi:
ntv.al