Ura e Gjanicës tek “Kryengritja e Fierit”, jashtë investimit! Banorët të shqetësuar: Na rrezikon jetën!

Ura e Gjanicës tek “Kryengritja e Fierit”, jashtë investimit! Banorët të shqetësuar: Na rrezikon jetën!

“Rehabilitimi i lumit Gjanica dhe rikonceptimi i qendrës së Fierit”, projekt i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit po shkon drejt përfundimit, me mbylljen e punimeve në lotin e tretë. Ky investim i qeverisë ka transformuar ndjeshëm qytetin, ku gjate përgjatë skarpateve të lumit, shihen pemë, trotuare, zona pushimi për qytetarët. Megjithatë, në këtë panoramë të re urbane bie në sy një segment i mbetur jashtë ndërhyrjes: ura mbi lumin Gjanica pranë ish-furrave të bukës, në lagjen “Kryengritja e Fierit”. Pamjet e kësaj ure tregojnë qartë gjendjen e amortizuar ndër vite, me parmakë të dëmtuar nga aksidentet dhe trotuare të çara që vështirësojnë lëvizjen e këmbësorëve. Banorët e lagjes “Kryengritja e Fierit” kërkojnë që investimi të mos mbetet i pjesshëm, por të përfundojë edhe në...