“Unaza e Burrelit, është monumenti i korrupsionit”/ PD denoncon skandalin: 1.2 mln euro u zhdukën, jepen sërish…

“Unaza e Burrelit, është monumenti i korrupsionit”/ PD denoncon skandalin: 1.2 mln euro u zhdukën, jepen sërish…

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër aferë me paratë publike, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie për dështimin e Unazës së Burrelit. Deputetja Denisa Vata deklaroi se një investim prej 1.2 milionë eurosh është shembur, ndërsa në vend të hetimit dhe nxjerrjes së përgjegjësive është hapur një tender i ri prej rreth 950 mijë eurosh për të njëjtën vepër. Vata theksoi se, dokumentet e ARRSH-së konfirmojnë problemet në projektim dhe mungesën e masave për rrezikun e rrëshqitjeve, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si menaxhohen fondet publike. PD kërkon hetim nga SPAK për përgjegjësit e këtij investimi, ndërsa e cilëson Unazën e Burrelit si një tjetër simbol të abuzimit me taksat e qytetarëve. Deklarata e plote: Unaza e Burrelit eshte monumenti i korrupsionit, papergjegjshmerise dhe...