Ulet sërish çmimi i karburanteve

Ulet sërish çmimi i karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish sot çmimin e karburanteve. Në mbledhjen e sotme bordi vendosi që çmimi i naftës me pakicë të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, duke e ulur me 4 lekë nga një ditë më parë, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër. Ndërkohë benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër. Çmimi i naftës shkon në nivelet e para 28 shkurtit, nisjes së operacionit amerikano-izraelit në Iran. Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës në datë 17Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo...