Ujë i ambalazhuar, por sa i sigurt është? Kontrolli, standardet dhe rreziqet që duhet të njohë çdo konsumator
Uji i ambalazhuar është kthyer në një nga produktet më të përdorura nga konsumatorët, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës, kur kërkesa për ujë të pijshëm rritet ndjeshëm. Por një pyetje mbetet e rëndësishme: sa i sigurt është uji që blejmë çdo ditë dhe çfarë duhet të kontrollojmë përpara konsumimit? Siguria e ujit të pijshëm nuk lidhet vetëm me pamjen e pastër të shishes apo me emrin e markës. Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), cilësia e ujit duhet të menaxhohet përgjatë gjithë zinxhirit, nga burimi i ujit deri te konsumatori final. Kjo përfshin kontrollin e burimit, proceset e trajtimit, paketimin dhe monitorimin e vazhdueshëm. Etiketa, pika e parë e kontrollit Një konsumator duhet të tregojë kujdes ndaj informacionit që gjendet në...
Burimi:
ntv.al