Udhëzimi për terapinë hormonale te të miturit, KMSH kundër: Shoqëria s’duhet të normalizojë praktika që krijojnë paqartësi në raport me natyrën njerëzore
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas qarkullimit të udhëzimit për terapinë hormonale te të miturit në QSUT. Në një deklaratë publike, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shprehet se po ndjek me shqetësim të thellë debatin publik të krijuar pas publikimit të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë në tërësi, dhe në veçanti pjesën, ku ndër të tjera thuhet: “Terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.” “Ashtu sikurse kemi qëndruar publikisht kundër ligjit të ashtuquajtur për barazinë gjinore, i mbetemi koherent qëndrimit kundër edhe derivateve të tjera të tij, siç është rasti konkret. Udhëzime të tilla përbëjnë një çështje jashtëzakonisht delikate, që prek drejtpërdrejt zhvillimin fizik, emocional dhe psikologjik sidomos të fëmijëve dhe...
Burimi:
top-channel.tv