“UÇK, UÇK…”/ Lirohet ish komandanti i UÇK, protestuesit e presin me brohorima

“UÇK, UÇK…”/ Lirohet ish komandanti i UÇK, protestuesit e presin me brohorima

Tensionet para Kuvendit sot nga protestuesit, kanë çuar në shoqërimin e disa prej tyre. Një nga personat që u shoqërua në komisariat, ishte edhe Dritan Goxhaj. Këtij të fundit iu vunë prangat dhe më pas u mor nga policia drejt komisariatit, i cili pas disa orësh i shoqëruar, është liruar më pas Menjëherë pas shoqërimit të tyre, protestuesit e tjerë që ishin grumbulluar jashtë Kuvendit janë nisur dhe më pas stacionuar para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Ata janë ulur këmbëkryq jashtë dyerve të Drejtorisë së Policisë duke bllokuar këtë aks rrugor, ndërsa kanë bërë thirrje që protesta e cila mbahet çdo natë në orën 19:00, duhet të nisë tani. Protestuesit bëjnë thirrje që të bashkohen të gjithë...