“Ua kemi prishur gjumin dhe pazaret”/ Gazetari Stafa: Ata nuk lodhen duke na vjedhur, si të lodhemi ne
Gazetari Osman Stafa, ka lënë për pak çaste rolin e raportuesit duke u ngjitur në podiumin e protestës përpara Kryeministrisë, ku ka mbajtur një fjalim mjaft të fortë dhe emocional. Stafa e cilësoi qëndresën qytetare si imazhin më të bukur të vendit dhe si një “algoritëm” që u ka prishur qetësinë dhe pazaret atyre që kanë pasur në dorë fatet e shqiptarëve në këto 35 vite. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen, duke bërë një krahasim me vullnetin e zyrtarëve për të abuzuar me pushtetin. “Kjo është Shqipëria më e bukur e 33 viteve të jetës sime. Ky është kombi më i bukur në botë, ky është algoritmi më i çmendur i Shqipërisë në 35 vite se u ka prishur gjumin, ëndrrat,...
Burimi:
sot.com.al