U takua me Metën për ngushëllimin pas humbjes së babait të ish-presidentit, Berisha: Farsë e turpshme, kryetari i PL po bën burg politik

U takua me Metën për ngushëllimin pas humbjes së babait të ish-presidentit, Berisha: Farsë e turpshme, kryetari i PL po bën burg politik

Sali Berisha ka marrë pjesë sot në pritjet që po mbahen për ngushëllim nga familja e Ilir Metës pas vdekjes së babait të këtij të fundit. Berisha është pritur fillimisht në hollin e hotelit në kryeqytet nga Tedi Blushi, për t’u futur më pas në sallën ku bëhen pritjet për ngushëllim, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Pas daljes nga hoteli ku bëhet pritjet, Berisha foli për gazetarët, ku përveç ngushëllimeve, akuzoi se arrestimi i Metës është politik. “Kryetarit të partisë së dytë më të madhe opozitare, Ilir Metës, i shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të tij, një njeri i respektuar dhe i devotshëm. Duke i shprehur ngushëllime atij dhe familjes, dënoj me forcën më të madhe arrestimin e tij. Një...