U takua me dy të dënuar? Zbardhet identiteti i eskortës që u filmua duke hyrë në Burgun e Peqinit

U takua me dy të dënuar? Zbardhet identiteti i eskortës që u filmua duke hyrë në Burgun e Peqinit

Detaje të reja kanë dalë pas publikimit të një videoje nga Flamur Noka, në të cilën pretendohej se një eskortë ishte futur për takime speciale në Burgun e Peqinit. U bë e ditur se videoja e publikuar nga Noka daton në korrik të vitit 2025, kur Burgu i Peqinit drejtohej nga i ndjeri Edmond Llabani. Por kush është vajza që u filmua duke hyrë në Burgun e Peqinit? Gazetari Elton Qyno shkruan se vajza bjonde që ka hyrë në Burgun e Peqinit është A.M., e cila, sipas tij, është futur për takime speciale gjatë periudhës së zgjedhjeve të 11 majit 2025. Sipas gazetarit Qyno, ka dyshime dhe indicie se A.M., në ditë të ndryshme, ka zhvilluar takime me të dënuarit me inicialet L.D. dhe R.Rr.,...