U shoqëruan nga policia gjatë protestës, lirohen organizatori Arben Kola dhe disa protestues
Nuk jeni vetëm”, “lironi shqipet”, “Arrestoni Ramën”, janë thirrjet e qytetarëve të cilët e kanë zhvendosur protestës para ambienteve të komisariatit 1. Pas daljes nga ambientet e policisë, Kola tha se shoqërimi i tij erdhi ndërsa po bënte thirrjet e zakonshme të protestës. “Thjesht po bëja thirrjet tona të zakonshme. Thirrjet ishin: ‘Ju me gaz, ne me vezë’, ‘Edi Rama i pabesë’. Si duket u bënë xhelozë”, u shpreh ai. Sipas Kolës, efektivët nuk i dhanë një shpjegim konkret për shoqërimin. “Nuk thanë asgjë. ‘Pse ke dalë, ligji ky e ligji ai’, siç janë akuzat që policia përdor për të shantazhuar protestuesit. Nuk u ushtrua presion”, deklaroi ai. Kujtojmë se që në orët e para të mëngjesit, qytetarët rrethuan Kuvendit. Ndërsa seanca plenare nisi në...
Burimi:
gijotina.com