U shoqërua në Komisariat/ Lihet i lirë Dritan Goxhaj

U shoqërua në Komisariat/ Lihet i lirë Dritan Goxhaj

Pas disa orësh në komisariat, Dritan Goxhaj dhe një protestues tjetër janë lënë të lirë. Ata janë pritur nga një numër qytetarësh që ndodheshin jashtë ambienteve të Komisariatit nr. 1. Ndërkohë, në komisariat ndodhen edhe disa protestues të tjerë, të cilët u shoqëruan pas tensioneve jashtë sallës së Kuvendit.