U rrëmbyen nga dallgët/ Humbën jetën në Shëngjin, identifikohen dy të rinjtë nga Kosova

U rrëmbyen nga dallgët/ Humbën jetën në Shëngjin, identifikohen dy të rinjtë nga Kosova

Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Viktimat janë Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina. Mësohet se 5 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë. Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.