“U prekën rezervat e shtetit”/ Koncerti, gazetarja: Vendimi i Ramës antikushtetues, nuk ka transparencë

“U prekën rezervat e shtetit”/ Koncerti, gazetarja: Vendimi i Ramës antikushtetues, nuk ka transparencë

Gazetarja Lindita Çela e ka cilësuar antikushtetues aktin normativ të qeverisë për akordimin e 4.2 milionë eurove nga rezervat e buxhetit të shtetit për koncertin e Kanye West. E ftuar ne nje studio televizive ajo ngriti shqetësime për mungesën e transparencës dhe bazën ligjore të vendimit. “Juristët shprehin, ose japin element që ligji është tërësisht antikushtetues, duke ju referuar nenit dhe motiveve që qeveria ka gjetur për këtë. Ministria e Kulturës edhe e Inovacionit dhe e Sportit ka zero transparencë. Pra unë nuk mund të pranoj për objekt. Personalisht ne i kemi çuar tre kërkesa Ministrisë së Kulturës zotin Gonxhja për të bërë të ditur jo vetëm motivin juridik, por dhe e dyta si do përdoret ky fond. Kush ishte, sepse ky nuk është një...