U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin, gjendet pas disa orësh në Tiranë 14-vjeçarja nga Vlora
Një vajzë 14-vjeçare është larguar nga shkolla pas një konflikti me një mësues në shkollë për shkak të notës. Pas disa orësh kërkime, është gjetur në Tiranë 14-vjeçarja Kaltra Llanaj e cila ishte larguar nga shkolla pas përfundimit të mësimit. Sipas informacioneve, e mitura kishte hipur në një furgon me drejtim kryeqytetin, pa marrë me vete para apo telefon celular. Ajo është lokalizuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në ambientet e një lulishteje në Tiranë dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Burime bëjnë me dije se pritet që familjarët e saj të udhëtojnë drejt Tiranës për ta marrë, ndërsa mësohet se 14-vjeçarja kishte shprehur dëshirën për të takuar vëllanë e saj, i cili jeton në kryeqytet. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv