U konfliktua me disa persona/ Dhunohet shefi i krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli ka dëmtime në fytyrë dhe trup
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku pas një konfliki me disa persona shefi i krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli është dhunuar fizikisht. Si pasojë e kësaj ai ka marrë dëmtime në trup dhe fytyrë. Bëhet me dije se ai është paraqitur në spital këtë mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Pasi ka marrë mjekimin, ka lënë ambientet e spitalit. Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është konfliktuar fizikisht me disa persona ende të paidentifikuar. Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e këtij konflikti të dhunshëm.
Burimi:
gijotina.com