U kap duke punuar në një “shtëpi bari”/ Dënohet me 10 muaj burg, 22-vjeçari shqiptar (EMRI)

U kap duke punuar në një “shtëpi bari”/ Dënohet me 10 muaj burg, 22-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 muaj burg në Britani të Madhe, pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari. Ai është Denis Kadiu, 22 vjeç me origjinë shqiptare. Kadiu u gjet pas një muri të rremë në papafingo pas një informimi për aktivitete të paligjshme në Nelson Road në Gorleston. Gjatë kontrollit autoritetet zbuluan 102 bimë kanabisi të shpërndara në katër dhoma që përfshinte një sistem hidroponik dhe ventilimi, drita dhe tenda rritjeje. Mediat britanike shkruajnë se autoritetet vlerësuan se vlera e bimëve arrinte deri në 250 mijë paund, ndërsa ambienti ishte përshtatur për të prodhuar disa cikle kultivimi. Në seancën gjyqësore u tha se Kadiu ndodhej ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kishte një vendbanim të përhershëm. Ai kishte pranuar...