U arrestua në Francë, Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit
Ministria e Drejtësisë i përcjell dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj autoriteteve franceze. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Posaçme, ku sipas informacioneve SPAK i ka kërkuar ministrisë të dërgojë kërkesën e ekstradimit te organet ligjzbatuese franceze. Bashkëngjitur kërkesës për ekstradim është vendosur edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si person që dyshohet se ka kryer 7 vepra penale. Ermal Beqiraj u arrestua disa ditë më parë në Francë, pasi u kap duke fluturuar me avion privat mbi një central . Pak ditë më parë SPAK njoftoi se ka kërkuar sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit Beqiraj me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankare me një vlerë totale prej...
Burimi:
sot.com.al