Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas plot 10 orësh kërkime

Turisti amerikan humb në malet e Përmetit, gjendet shëndoshë e mirë pas plot 10 orësh kërkime

Një turist amerikan ka humbur në zonën malore të Përmetit ndërsa janë dashur 10 orë kërkime për lokalizimin dhe gjetjen e tij. Turisti ndërsa ishte duke eksploruar masivet pyjore në Përmet ka humbur orientimin. Pas sinjalizimit në lëvizje janë vendosur strukturat lokale dhe emergjencës. Kërkimet për gjetjen e tij janë zhvilluar në një zonë malore, me pyje të dendur dhe reliev të thepisur. Pas gati 10 orë kërkimesh është bërë e mundur lokalizimi i turistit në afërsi të fshatit Draçove. Kanë qenë specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të cilët kanë gjetur turistin amerikan që është në gjendje të mirë shëndetësore. Top Channel