‘Dyndet’ Shqipëria/ Fluksi në pikat kufitare të Korçës vijon të rritet, mijëra udhëtarë kalojnë kufirin
Pikat e kalimit kufitar të qarkut të Korçës vijojnë të përballen me një fluks në rritje të udhëtarëve që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria. Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë regjistruar 5 252 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, ndërsa 4 658 persona kanë dalë drejt Greqisë. Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se fluksi mbetet i përballueshëm dhe po menaxhohet normalisht nga strukturat shqiptare dhe greke. Megjithatë, në ditët në vijim pritet një rritje e mëtejshme e lëvizjeve, për shkak të kthimit të emigrantëve për pushime në Shqipëri, por edhe të qytetarëve që zgjedhin të kalojnë disa ditë pushimi në Greqi. Edhe pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës ka regjistruar lëvizje të shumta gjatë 24 orëve...
Burimi:
sot.com.al