“Trysnia e protestës e ka mundur”/ Protestuesi: Rama bëri autogol me bashkitë, nga shtatori është i ikur

“Trysnia e protestës e ka mundur”/ Protestuesi: Rama bëri autogol me bashkitë, nga shtatori është i ikur

Biznesmeni dhe protestuesi Erlind Xhindi, i ftuar në nje studio televizive, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth protestës kombëtare që vijon prej më shumë se 70 ditësh radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Gjatë fjalës së tij, Xhindi nënvizoi se qëndresa qytetare ka kaluar në një tjetër dimension dhe se hapat e ndërmarrë së fundmi nga kryeministri i janë kthyer kundër vetë pushtetit. “Është ushtruar shumë trysni gjatë kësaj lëvizjeje, është lëvizje tani jo protestë. Rama bëri një provë me shkresat që u çoi kryebashkiakëve, bashkitë e të cilëve rrezikojnë të shkrihen, por ishte një autogol i Ramës. Kjo i doli kundër.” Më tej, biznesmeni u ndal te qëndrimi politik i kryeqeveritarit, duke theksuar se forca e tij është...