Trump: Ne do ta qeverisim Venezuelën me një grup zyrtarësh! Reagojnë Rusia dhe Kina
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të shtunën se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën dhe do t’i shfrytëzojnë rezervat e saj të mëdha të naftës pasi e kapën liderin e saj majtist, Nicolas Maduro, gjatë një sulmi ajror në Karakas. Njoftimi i Trumpit erdhi disa orë pas një sulmi të shpejtë, ku forcat speciale kapën Maduron dhe bashkëshorten e tij, teksa njëkohësisht sulmet ajrore goditën disa vende, duke e tronditur kryeqytetin. Trump nuk dha shumë hollësi, por theksoi në një konferencë për shtyp në Florida te “ne do ta qeverisim Venezuelën me një grup zyrtarësh”. “Po caktojmë njerëz”, tha ai, duke përmendur zyrtarët e kabinetit që qëndronin pranë tij, të cilët do të jenë përgjegjës, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubi, sekretarin e...
Burimi:
kohajone.com